LVV në Gjilan kundërshton vendosjen e Drejtorisë së Kulturës në hapësirat e bibliotekës

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan kanë mbajtur një aksion simbolik përmes të cilit kanë kundërshtuar  vendosjen e stafit të Drejtorisë së Kulturës në hapësirat e brendshme të objektit të bibliotekës së qytetit.

Sipas tyre, komuna është duke i uzurpuar hapësirat e kësaj biblioteke të cilat janë të destinuara për lexuesit.

Në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, aktivistët kanë kërkuar që hapësirat e bibliotekës të mos shfrytëzohen për qëllime politike.

“Në këtë bibliotekë LDK ka mbajtur takime partiake, tubime të fushatave zgjedhore, e tani po krijohen zyra të drejtorisë komunale të kulturës. Ne kërkojmë që biblioteka të mos shfrytëzohet më për qëllime politike dhe hapësirat të mos uzurpohen nga politikanët. Ne do të vazhdojmë të shprehim pakënaqësinë tonë derisa ajo të mos keqpërdoret më”, thuhet në reagimin e LVV-së.

Sipas tyre në vitin 2019 biblioteka kishte 4000 lexues te regjistruar në bibliotekë, ndërkohë çdo vit e më pak hapësirë po mbetet për lexuesit.

Jemi këtu duke lexuar në oborr sepse biblioteka është e mbyllur.Bibliotekat në Kosovë janë hapur, mirpo në bibliotekën…

Publiée par Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan sur Vendredi 26 juin 2020