LVV në Drenas nuk e mbështet asnjë subjekt politik në balotazh
05.11.2021 - 21:19
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Drenas ka njoftuar se nuk do ta mbështesë asnjë subjekt politik që do të garojë në balotazh. Këtë e kanë bërë të ditur në një postim në llogarinë e tyre në facebook.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas do të vazhdojë të kontribuojë në të gjitha format për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve të komunës sonë. Këshilltarët Komunalë nga radhet tona do të jenë zë i fuqishëm në Kuvendin Komunal për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftimin e Degës së LVV-së në Drenas.
LVV ka theksuar se përfaqësuesit e tyre në vendimmarrjen komunale do të ushtrojnë mandatin duke qenë aktiv dhe të vendosur, thuhet fund të njoftimit të tyre.