LVV-ja fiton katër komuna në balotazh

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë katër komuna në rundin e dytë të zgjedhjeve komunale sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

Në Gjilan, LVV arriti të fitojë më kandidatin Alban Hyseni përballë kandidatit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Në Podujevë, LVV fitoi me kandidatin Shpejtim Bulliqi kundër Ekrem Hysenit të LDK-së.

Kadri Ramimaj i LVV-së e ka mundur Qëndron Kastratin e PSD-së në Kamenicë.

Po ashtu edhe në Komunën e Shtimes me kandidatin Qemajl Aliu ka lënë prapa Naim Ismajlin e PDK-së.