Screenshot nga seanca e jashtëzakonshme më 11.10.2024.

LVV injoron seancën për shkarkimin e Kusari- Lilës, në Kuvend shihen Rrahmani dhe Korenica

Deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK) për shkarkimin e deputetes Mimoza Kusari- Lila.

Seanca është thirrur nga PDK në lidhje me komunikimet e pretenduara të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiqin.

Në Kuvendin e Kosovës të pranishëm shihen pranishëm janë vetëm deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së deputetët e sapo larguar nga VV-ja Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Albelard Tahiri, shefi i grupit parlamentar i PDK-së, në mungesë të deputetëve të VV-së tha së është fatkeqësi pasi një shumicë prej 50% ju ikë ballafaqimeve.

“Vërtete fatkeqësi e madhe me pa ketë kuvende dhe me pa një shumicë prej 50% qe i ka fituar zgjedhjet e me ju ik ballafaqimit me të vërteten”- ka deklaruar Tahiri.

Tutje Tahiri i ka kërkuar deputetes Mimoza Kusari- Lila që të nxjerrë emrat e atyre që aludon së kanë marrë pjesë në përurimin e shtëpisë së Millan Radoiçiq dhe atyre që i bën dhurata familjes së tij.

“I bëjë thirrje  edhe sot që është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës së kush janë njerëzit që kanë marrë pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, kush janë ata njerëz që kanë dërgu dhurata për familjen dhe fëmijët e tij”- ka thënë Tahiri.