Foto: LVV/Facebook

LVV: Hoti në Uashington nënshkroi zhbërjen e kufirit shtetëror të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, për të disatën herë këtë javë, ka kundërshtuar sërish marrëveshjen e arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator të këtij viti, mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar një zotim ku nuk përmenden as kufijtë shtetëror të Kosovës, me Serbinë dhe as termi republikë.

“Me këto zotime që nënshkroi Hoti përveç humbjeve të tjera, në dokument nuk përmendet as fjala kufi shtetëror dhe as Republika e Kosovës, por permenden vetëm si pika të kalimit. Edhe njëherë Hoti na del të jetë shkelës i ligjit”, tha ai.

Sipas Selimit, pranimi i zhbërjes së kufirit shtetëror është shkelje e rëndë e Kushtetuës dhe sovranitetit e integritetit të Kosovës.

“Hoti ka zhbërë kufirin shtëror mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi zyrtari i kësaj partie.

Ndërkaq, ish-ministri në detyrë i Punëve të Brendshme nga LVV-ja, Xhelal Sveçla tha se pala serbe nuk ka pasu vullnet për të dnërtuar gjashtë pikat kufitare me Kosovën.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje insistojmë që të rishikohen të gjitha marrëveshjet e deritanishme posaçërisht sa i takon kësaj fushe dhe të gjitha ato pika që nuk janë impelmetuar të implemnetohen dhe të shikohen ato pika që kemi humbur në substancë dhe në sovranitet”, tha ai.

Zyrtarët e LVV-së thanë se janë më seriozë se asnjëherë për ta rrëzuar qeverinë Hoti.

Çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në Uashington?