LVV fillon peticionin për zgjedhje të reja në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje sot ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve  për zgjedhje të reja në Kosovë.

Në tendën e vendosur në sheshin `Nëna Terezë` në Prishtinë, qytetarët kanë filluar të nënshkruajnë këtë peticon, i cili nuk dihet ende sa do të zgjas.

“Sot në të gjitha sheshet e Kosovës duke përfshirë edhe Komunën e Prishtinës kemi fillu peticion fizik, pra para disa ditëve ka filluar peticioni online, me kërkesë shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë Valdrin Ahmeti, sekretar i LVV, në Prishtinë.

Ndërsa, Sadije Shehu, qytetare ka thënë se ky peticion është i nevojshëm.

“Nuk jam anëtare e Vetëvendosjes, por mendoj se nuk kanë qenë fer, kjo është arsyeja pse duhet me i jep një shansë”, ka thënë ajo.

LVV ditë më parë ka paralajmëruar nisjen edhe të peticionit online me po të njëjtën kërkesë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku kishte aprovuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për mandatar për kryeministër, Avdullah Hotin.

Kurti përshëndet aktivistët e LVV-së që bënë “provën për protestë“ (FOTO)

.