LVV e LDK nisin takim për harmonizim të programit në ekonomi

Dy grupe punuese nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë takuar so për të diskutuar çështje të programit qeverisës.

Dy partitë që po synojnë të hyjnë në koalicion qeverisës po mbajnë takime për harmonizim të programit.

Sot, në takimin e tretë të partive, temë diskutimi janë çështjet ekonomike dhe zhvillimi ekonomik.

Sot në grup punues nga LDK janë Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Besnik Krasniqi, ndërsa në grupin punues nga LVV janë Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati