LVV e LDK lajmërojnë datën e takimit të ri

Pas përfundimit të takimit të grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së, palët kanë konfirmuar se takimet do të vazhdojnë përsëri.

LDK përmes një komunikate për media ka njoftuar se takimi i radhës do të mbahet të mërkurën e javës tjetër.

LVV dhe LDK janë duke u takuar me qëllim të harmonizimit të programeve për marrëveshjen e një koalicioni qeverisës.

Takimi i parë i këtyre grupeve u mbajte gjatë ditës së sotme.

Rezultatet preliminare të KQZ-së e rendisin Lëvizjen Vetëvendosje të parën, ndërsa LDK-në të dytë për rreth 10 mijë vota, bashkë me ato të diasporës.

Konjufca tregon çka u fol në takimin LDK- LVV