LVV dhe PDK sërish përplasje në Skenderaj, një i shoqëruar në Polici

Ekipi i KALLXO.com ka raportuar se sërish ka pasur incident mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës në një vendvotim ku për incidentin ka ndërhyrë edhe policia. Sipas informacioneve të para, në polici është shoqëruar një komisioner i një partie.

Vëzhguesi i LVV-së Çlirim Gërbeshi, ka thënë se është në stacion të policisë dhe se është kërcënuar nga komisioneri i PDK-së.

“Jam kërcënuar nga një komisioner i PDK-së, më kanë pru në stacion policor këtu jam tash. Atë tjetrin nuk e kanë pru”, tha ai.

Ndërsa, Sadik Buzhala komisioner i PDK-së ka thënë për KALLXO.com nuk i ka lënë të hyjnë brenda dy vëzhgues të LVV-së, pasi ata i kishin bexhat e mbuluar.

“Ju thash, ju dy nuk bënë me hi. Më ka thënë një fjalë fyese që nuk po mundem me përmend, edhe nuk i kam thënë asgjë edhe e kom qit jashtë”, tha ai duke shtuar se nuk ka pas kërcënim dhe se e ka intervistuar edhe policia.

Incident i ri në Skenderaj