ARKIV - Votimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale - Foto: Atdhe Mulla

LVV dhe PDK dalin me një kandidat të përbashkët për Artanë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë vendosur që për Komunën e Artanës të garojnë së bashku me një kandidatë të përbashkët.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Artanës.

Ai ka thënë së është takuar me të gjithë përqafuesit e subjekteve politike lidhur me këtë çështje dhe se deri më tani mbështetje kanë marrë vetëm nga PDK.

‘’Si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Artanë kam takuar të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike në Artanë për t’u përbashkuar rreth kësaj kauze. Në këto takime Lëvizja VETËVENDOSJE! ka propozuar që të mbështetet një kandidat për kryetar apo kryetare të Komunës nga shoqëria civile. Deri tani nuk kemi gjetur mbështetje nga subjekte të tjera në përjashtim të Partisë Demokratike të Kosovës’’, është shprehur Gashi.

Tutje ai i ka ftuar të gjitha subjektet politike të behën pjesë e kësaj iniciative.

‘’Kur ka mbetur edhe pak kohë që një iniciativë e tillë të bëhet e mundur, ftoj subjektet shqiptare që të jenë më racionale dhe më të ndërgjegjshme dhe të përbashkohen rreth kësaj iniciative prej të cilës fitojnë të gjithë, fiton Artana’’ ka shtuar tutje Avdyli

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen me 17 Tetor ndërsa afati I fundit për dërgimin e emrave të kandidatëve për kryetar komunash është 16 gusht.

Komuna e Artanës udhëhiqet nga kandidati i Listës Serbe.