KQZ, foto:Islam Berisha/KALLXO.com

LVV dërgon ankesë për vendimin e KQZ që lidhet me kufizimin e numrit maksimal të votuesve në qendrat e votimit jashtë Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me vendimin e Komisionit Qendror për Zgjedhje pë lidhet me kufizimin e numrit maksimal të votuesve në qendrat e votimit jashtë Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alim Rama përmes një postimi në facebook.

Ai ka thënë se LVV konsideron të padrejtë vendimin e KQZ-së.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës”- ka shkruar Rama në Facebook.

Në ankesën e LVV-së në PZAP ndër të tjera thuhet se “KQZ, vetë as e a bërë vlerësimin e hapësirave fizike as e ka marrë vendimin për numrin e vendvotimeve dhe për numrin e votuesve për secilin përfaqësi diplomatike”.

Për të zgjedhur Qeverinë e Kosovës, për herë të parë në historinë e vendit, mërgimtarët do të kenë mundësinë të votojnë në qendrat e votimeve të caktuara në 22 shtete në të cilat jetojnë nëpër botë.

Edhe pse është vendosur që votimi nëpër ambasada e konsullata dhe numri maksimal i votuesve do të bëhet sipas listës të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Anëtarët e opozitës në KQZ pretendojnë se MPJD ka ndërhyrë në listat e vendvotimeve në diasporë