LVV: Delegacioni kosovar shkoi për njohje, u kthye me dëm, turp e rrezik

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kritikuar vendimet e qeverisë Hoti në marrëveshjen e arritur të premten në Shtëpinë e Bardhë.

“Kryeministri i paligjshëm e jolegjitim tha se po shkonte në Uashington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit”, thuhet në postimin e LVV-së në facebook.

Sipas tyre, qëllimi i marrëveshjes ka qenë njohja reciproke, ndërsa pala kosovare nuk e ka marrë atë, por ka negociuar gjëra të tjera.

“Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit.  Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen.  Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik.  Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë””, thuhet tutje aty.

Sipas LVV-së, liderët kosovarë me marrëveshjen e së premtes kanë sjellë ‘dëm, turp e rrezik’