LV, organizon homazhe në përkujtim të 10 Shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje! sot organizon homazhe në përkujtimit e 10 shkurtit 2007, demonstratës ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini dhe u plagosën mbi 80 protestues të tjerë.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ata do bëjnë homazhe te varri i aktivistit Mon Balaj, te varri i aktivistit Arben Xheladini dhe te pllaka përkujtimore në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.