Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

LV dhe AAK, ankesë në gjykatë kundër vendimit të PZAP

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pritet që gjatë ditës të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të konsideruar se kanë probleme me ligjin.

PZAP nëpërmjet një vendimit që publikoi të martën ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të LV-së, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Liburn Aliun, Bajram Mavriqin dhe Labinotë Demi-Murtezin.

Njëjtë është vepruar edhe me disa kandidatë për deputetë të AAK-së.

Ndaj këtij vendimi pati reagime nga subjektet politike e të cilat për pakënaqësitë e tyre sipas ligjit, mund t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Palët, ankesën mund ta bëjnë brenda 24 nga vendimi i PZAP- në Supreme dhe Gjykata dhe kjo e fundit ka një afat prej 72 orëve që t’u përgjigjet ankesave të paraqitura.