Lutfi Haziri viziton familjen e prekur me COVID-19 në Vrapçiq

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar familjen nga fshati Vrapçiq, e cila rezultoi pozitiv me koronavirus.

Haziri përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore i kontrollojnë vazhdimisht anëtarët e prekur dhe se do të vazhdojë në vetizolim.

“Le të vazhdojnë me vetizolim dhe vetëpërmbajtje sepse është rruga më e mirë që të përballohet kjo gjendje. Jemi afër tyre, edhe me barna dhe me ushqim. Shpresoj shumë që gjendja e anëtarëve që gjenden në Klinikën Infektive në Prishtinë, të përmirësohet sepse janë në kushte stabile shëndetësore”, ka shkruar Haziri në rrjetin social Facebook, të hënën.

“Sipas ekspertëve të shëndetësisë, këto janë dhjetë ditët kulminante që duhet të menaxhohen me kujdes maksimal dhe apeloj qytetarët që të rrinë në shtëpi, të keni kujdes në higjienë dhe të përshëndeten me zemër e pa duarshtrëngim, në mënyrë që të mos lejohet përhapja nga pakujdesia”, ka shkruar më tej Haziri.

Deri më tani numri me të prekur me COVID19 në Kosovë është 94.

Prej tyre 15 janë konfirmuar në Komunën e Gjilanit.