Lutfi Haziri tregon kur do të caktohet kandidati për kryeministër nga LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër pritet të mbaj mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën pritet të zgjidhët kryesia e re.

Lutfi Hazirin, nënkryetari i LDK-së, ka thënë se nesër pritet të zgjidhet kryesia, nënkryetari dhe sekretari i partisë.

Ai po ashtu ka treguar se do të bisedohet për zgjedhjet.

“Nesër e kemi kryesinë me e zgjedh, nënkryetarin, sekretarin edhe kemi me bisedu në lidhje me zgjedhjet”, ka thënë ai.

I pyetur se a mundet që nesër të vendoset për kandidatin për kryeministër nga kjo parti dhe koalicionet e mundshme, ai ka thënë se këto dy gjëra nesër nuk do të diskutohen.

“Por, kryesia e zgjedhur masandej bisedon për çështjet tjera. Jo nuk është në rend të punës edhe as nuk ka me u diskutu, as koalicioni e as kandidati”, ka potencuar Kryetari i Komunës së Gjilanit.