Lutfi Haziri reagon pas koalicionit LVV - PDK në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë lënë anash dallimet në nivel qendror dhe janë bërë bashkë në nivel lokal për të qeverisur në Komunën e Gjilanit.

E pas lajmit për koalicionin e ri qeverisës ka reaguar ish-kryetari i Gjilanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai ka uruar LVV-në dhe PDK-në në bashkëqeverisje.

“Pas zgjedhjes së kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në emër të LDK-së, iu dëshiroj suksese në punë në interes të qytetarëve. LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë. Besimin e qytetarëve do ta shtyjmë përpara si opozitë në bashkëpunim me të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

“LDK ka qenë dhe do të mbetet gardiane e interesave të qytetarëve të Gjilanit. VV ka zgjedhur partnerët politikë dhe ky është vullnet i funksionarëve e jo qytetarëve!”, tha tutje Haziri.

PDK do t’i ketë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit.

LVV dhe PDK arrijnë koalicion për ta qeverisur Gjilanin

 

www.kallxo.com