Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimim e pandemisë. Dëshmitar: Arben Vitia, ish ministër i Shëndetësisë. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lutfi Haziri pritet të dëshmojë para deputetëve për rastin e Agon Musliut

Në komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryesuesja e komisionit, Mimoza Kusari– Lila propozoi që në takimin e radhës të ftohet për dëshmi të rastit të Agon Musliut kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Ne kemi paraparë edhe dëshmitarë të radhës, unë propozojë që në takim të radhës konformë takimeve ligjore ta bëjmë më 28 (shtator) ditën e hënë nuk ka takime të rregullta të komisionit. Propozimi do të ishte që të ftojmë kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri”, tha Kusari – Lila.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përveç menaxhimit të pandemisë së coronavirusit në vend ka foluar edhe për vdekjen e Agon Musliut gjatë kohës së karantinës.

Ai tha se i ndjeri nuk ka poseduar asnjë dokument shëndetësor me vete në Aeroport.

“Ndihem keq për vdekjen e Agonit, nuk ka qenë e lehtë për mua si ministër vdekja e tij. Është e lehtë të thuhet por jo në rastin tim. I ndjeri Agon Musliu nuk ka pasur asnjë dokument shëndetësor me vete në pikën hyrëse në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Vitia.

 

Arben Vitia flet për rastin e vdekjes së Agon Musliut në karantinë