Lutfi Haziri: Prej 2004 LDK-ja koalicion më të zgjedhur nuk ka pasur

Sonte në emisionin e përjavshëm të RTV21 “Argument Plus” i ftuar ishte nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri. Në mesin e shumë qëndrimeve të partisë së tij, ai foli edhe për koalicion me VV-në, që sipas tij për këtë koalicion bashkëpunimi ka filluar dy vite para zgjedhjeve.

“Të them të drejtën prej vitit 2004 kur LDK-ja ka bërë zgjedhje atë kohë e ka dhënë vendin e kryeminsitrti në raport me AAK-në, kolaicone ma t’zgjedhur se tash nuk ka pasur nuk është koalicion i zorit për LDK-në, është koalicion i pritur, dy vite para zgjedhjeve ne kemi fillu me bashkëpunu për partenrit, është koalicion i pritur“, ka thënë Haziri në “Argument Plus”.

Gjatë ditës së sotme në Selinë e LDK-së për rreth 1 orë e gjysmë është mbajtur takimi i VV-së me LDK-në lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Gjatë takimi dy subjekete politike janë dakorduar lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje. /21Media

.