Jeta ne Komune - Lutfi Haziri - Komuna Gjilan - Foto Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Lutfi Haziri pranon zgjedhjet e reja

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk ka komentuar gjatë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendim ky që dergon Kosovën në zgjedhje në një afat prej 40 ditësh.

Në një deklaratë të shkurtër për KALLXO.com Haziri ka pranuar faktin se do të mbahen zgjedhjet.

“U kry! Vendi në zgjedhje. Gjykata nuk len hapësirë për komente”, tha Haziri për KALLXO.com.

Me anë të një vendimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur sonte se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e qeverisë Hoti është shpallur e pavleshme.

Në këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që zgjedhjet të bahen pas 40 dite.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja