Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lutfi Haziri për tri vdekjet tragjike: Rasti të ndriçohet sa më parë nga autoritetet e Shqipërisë

Tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit kanë vdekur në Shqipëri.

Ata dyshohen të kenë vdekur në mënyrë tragjike, por që rrethanat ende nuk dihen.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në telegramin e ngushëllimit që i ka dërguar familjes Haliti ka thënë se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e Hazirit.