Lutfi Haziri: Për bashkëpunimin LDK-VV kemi punuar mbi dy vite

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për çështjen e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Haziri ka shkruar në Facebook se për t’u ndërtuar bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy partive është punuar më shumë se dy vite.

Ai po ashtu ka shkruar se po e ndërtojnë një koalicion me mirëbesim, që në qeverinë LDK- VV mos të ketë “bomba të kurdisura”.

Kujtojmë se lideri i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, nuk arritën që të gjejnë gjuhën e përbashkët për nënshkrimin e koalicionit për qeverinë e re.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar, ndërsa LDK-ja e dyta.

Më poshtë mund të shihni shkrimin e plotë të Lutfi Hazirit:

Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’.”