Spitali Regjional i Gjilanit Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri njofton për një vdekje nga COVID-19 në Gjilan

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka njoftuar për një banor të kësaj komune të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

“Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka shkruar Haziri n9 Facebook.

Haziri ka njoftuar se janë 184 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë.

Po ashtu, Haziri ka bërë të ditur se në shifrat e vdekjes në 24 orët e fundit të njoftuar nga IKShPK, ka edhe nga komuna e Gjilanit.

“Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38”, ka bërë të ditur Haziri.

Ai ka apeluar të vazhdohet me respektimin e masave mbrojtëse.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 225 raste të reja me COVID-19 dhe 13 vdekje.

225 raste të reja me COVID-19