Lutfi Haziri ngushëllon dy familje gjilanase që humbën familjarët e tyre në betejën me COVID-19

Dy persona të infektuar me COVID-19 nga komuna e Gjilanit kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri  ka ngushëlluar familjet e viktimave, duke thënë se këto raste janë alarm për respektimin e masve kundër pandemisë COVID-19.

“Brenda 24 orëve të fundit i kemi fatkeqësisht edhe dy të vdekur nga COVID-19. Iu shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Sopi dhe Elezi, për humbjen e më të dashurve të tyre. Edhe këto dy raste me fatalitet, janë alarm i madh që duhet të kujdesemi, t’i respektojmë masat anti-COVID. Ju lus nga zemra që t’i përmbaheni rregullave, për vetën, për familjen, për qytetin për Republikën”, thuhet në komunikatë.

Haziri gjithashtu ka dhënë detaje rreth gjendjes me COVID-19 në qytetin e Gjilanit duke shtuar se deri më tani 23 qytetarë të saj kanë vdekur me coronavirus si dhe 169 raste të tjera janë ende aktive.

“Haziri ka konfirmuar se pas 11 rasteve të reja pozitive, numri total shkon 587 raste, të shëruar janë 395, të hospitalizuar 35, raste aktive 169, ndërkaq të vdekur 23 qytetarë Ndërkohë, numri i mostrave në pritje është 91, prej të cilëve 41 nga SC Gjilani”, vazhdon njoftimi.