Lutfi Haziri - Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri: LDK nuk ka lëvizur nga formula: Kryeministri- LVV-së, ministritë 5 me 5

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partia e tij vazhdon t’i qëndrojë formulës së mëhershme për ndarjen e pushtetit me Lëvizjen Vetëvendosje, që pozitën e kryeministrit ta marrë partia që ka fituar qoftë edhe një votë më shumë, për ndarjen e pozitave të dy zëvendëskryeministrave dhe për ndarjen e ministrive 5 me 5.

Megjithatë, Haziri tha se 26 dhjetori (zgjedhja e Glauk Konjufcës në pozitën e kryeparlamentarit) ka prodhuar situatë të re.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozitë ministri më shumë”, tha Lutfi Haziri në emisionin Rubikon në KTV lidhur me bisedimet e ditëve të fundit të zhvilluara mes liderëve të LDK-së dhe të LVV-së.