Lutfi Haziri: LDK ka marrë mbështetje të parezervë nga Partitë Popullore Europiane

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se subjekti i tij ka marrë mbështetje të parezervë nga Partitë Popullore Europiane, gjatë konventës online të këtyre partive e cila është mbajtur sot.

Haziri përmes një postimi në Facebook tha se ka njoftuar EPP për rolin e LDK-së në qeverisje, menaxhimin e pandemisë si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Tutje, Haziri ka shtuar se subjekti i tij është “ shpresë për Republikën”.

Postimi i plotë:

Në Konventën online të Partive Popullore Europiane, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e njoftova EPP dhe kolegët për rolin e LDK’së në qeverisje, menaxhimin e pandemisë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës dhe për lajmin e madh për marrëveshjen bilaterale Izrael-Kosovë për njohjen.

Presidenti i EPP, z. Donald Tusk dhe sekretari gjeneral z. Lopez, uruan LDK’në dhe Kosovën për këtë të arritur, duke e mbështetur pa rezervë partinë e besës dhe shpresës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në emër të LDK’së, falënderova BE’në për përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës në të gjitha proceset.

LDK, besë dhe shpresë për Republikën!