Lutfi Haziri: Kryetari, nënkryetari, sekretari dhe Kryesia e LDK-së kanë dhënë sot dorëheqje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se pas dorëheqjes së kryetarit të këtij subjekti, Isa Mustafa, në dorëheqja janë gjithashtu është e gjithë Kryesia.

Haziri përmes një postimi në Facebook është shprehur se tashmë i është hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK.

“ Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.  Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së”, thuhet në postim.

Tutje, Haziri ka uruar Lëvizjën Vetëvendosje dhe Vjosa Osmanin për suksesin në zgjedhjet e jashtëzakonshmë të cilat u mbajtën dje në vend.

Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.

Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’së

Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit.

Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori.

LDK duhet të vazhdojë t’i bashkojë të gjitha pjesët e saj, brenda e jashtë, për rikthimin e madh. Të kontribuoj në stabilitetin e vendit dhe mirëqenien e Republikës.

E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!