Lutfi Haziri jep detaje për situatën me COVID-19 në komunën e Gjilanit

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka dhënë detaje për COVID-19 në këtë komunë.

Haziri ka shkruar se nga 72 mostra të kontakteve të testuar në Laboratorin e IKShPK-së, 3 kanë dalë pozitiv.

“Dy persona janë shëruar plotësisht dhe disa ritestime do të jenë për negativizim. Nga 146 raste në total, 3 kanë ndërruar jetë, janë shëruar 80 persona, derisa raste aktive janë 65”, ka bërë të ditur Haziri.

I pari i Gjilanit ka shkruar po ashtu se Komiteti Emergjen për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, është duke e menaxhuar situatën me të gjithë kapacitetet.

“Por apelojmë që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën”, ka shkruar Haziri në ‘Facebook’.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 52 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, duke e rritur numrin e të infektuarve në total deri më tani në 2.268 raste, 1.108 janë shëruar ndërsa 38 persona kanë vdekur.

Sot u testuan 302 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet