Lutfi Haziri i tronditur për vrasjen në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi para disa orësh në Gjilan ndërsa familjarëve të viktimave u ka shprehur ngushëllime.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me këtë familje dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

Ai përmes një njoftimi ka thëne se ka mbledhur organet emergjente të sigurisë duke marrë përsipër menaxhimin e kësaj situate.

Sot rreth orës 13, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.