Lutfi Haziri dënon aktin e therjes me thikë të serbit në Cernicë
Komuna e Gjilanit njofton se e ka marrë me shqetësim lajmin për therjen me thikë të një pjesëtari të komunitetit serb në fshatin Cernicë, nga ana e një 20 vjeçari.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt për të cilin ka thënë se është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesën dhe tolerancën ndëretnike.
Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.
“Ndryshe, Komuna e Gjilanit është vlerësuar si shembulli i mirë i tolerancës, bashkëjetesës dhe kultivimit të dialogut ndërfetar e ndëretnik, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Dje KALLXO.com ka raportuar se pas një fjalosje, i dyshuari e kishte therur me thikë fqinjin e tij.