Lushtaku pyet Bordin e RTK-së për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka kërkuar informacione nga anëtarët e Bordit të RTK-së lidhur me shpenzimet për udhëtime zyrtare.

Lushtaku ka thënë se për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 4700 euro.

“E kam këtu që janë bë 4700 euro udhëtime zyrtare. A vlerësoni që këto mjete kanë qenë të nevojshme të shpenzohen”- ka thënë ai.

Lidhur me këtë çështje, drejtori gjeneral i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë se udhëtimet në Bruksel janë kompensuar.

“Sa i përket udhëtimeve në Bruksel në EBU ato janë kompensuar dmth mjetet na u kanë kthy pra kompensim të vizitave. Besoj që kudo që kemi dërgu ekip ja ka vlejte sepse është e rëndësishme të vendosim kontakte me homologët tanë si menaxhment dhe si bord që të avancojmë edhe statusin tonë në EBU dhe po ashtu të marrim ftesën vitin e kaluar për në Evrovizion që është një ndër qëllimet tona kryesore”- ka thënë ai.

Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar sot raportin e shpenzimeve te Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-mars 2023.

Bordi i RTK-së raporton për shpenzimet: Për mbeturina marrim faturë rreth 768 euro në muaj