Lushtaku: LVV-LDK, koalicion i Burdushit

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, gjatë seancës për votimin e qeverisë, ka kritikuar koalicionin Vetëvendosje-LDK, për vonesën në arritjen e marrëveshjes.

Lushtaku ka thënë se ky koalicion nuk mund të jetë i shpresës apo përparimit.

“Mund të themi që ky koalicion mund të jetë çdo gjë tjetër, i pazarit, i zorit, i Burdushit apo i etjes për pushtet, por jo i shpresës dhe përparimit”, ka thënë Lushtaku.

Ai gjithashtu ka deklaruar se PDK-ja ka dhënë shembull në politikën e Ballkanit, kur ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Për shumë qytetarë kjo qeveri do të jetë në mes të shpresës dhe dëshpërimit. PDK-ja me 6 tetor 2019, ka dhënë shembull në politikën ballkanase duke e pranuar rezultatin zgjedhor, ende pa u zyrtarizuar. PDK-ja për gjatë këtyre 120 ditëve, nuk ka thënë asgjë përveç shprehjes që partia e parë që ka dalë në zgjedhje, që të tregojë gadishmëri dhe të formojë sa më parë qeverinë”, deklaroi Lushtaku.

Lushtaku tha se PDK-ja është për të treguar fytyrën e vërtetë të partive të koalicionit, që sipas tij, nuk lanë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.