Lumjetë Havolli hap ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Artistja Lumjetë Havolli do të hapë ekspozitën personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, të titulluar “Is This Me… Or i Do it For You Only!?”.

Ekspozita e kësaj artisteje do të hapet të premten e ardhshme, më 15 nëntor 2019, duke filluar nga ora 19:00.

Përmes një komunikate për media menaxhmenti i Galerisë së Ministrisë së Kulturës, ‘Qafa” ka bërë të ditur se ekspozita është kuruar nga Genc Rezniqi dhe do të qëndroj e hapur deri më 2 dhjetor 2019.

“Artistja Lumjetë Havolli, përmes një rrëfimi tejet personal, na ballafaqon me metafizikën e lebetisë, ku shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën duke gjetur kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria dhe konfuzionin e botës njerëzore”, thuhet në komunikatën e Galerisë së MKR-së.