Lumir Abdixhiku viziton nesër rrethrrotullimin në Veternik

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku pritet që nesër të vizitojë nga afër punimet që po zhvillohen në rrethrrotullimin e Veternikut.

Kjo ministri njofton se vizita do të mbahet me fillim nga ora 9:30 të ura ku edhe po punohet.

Punimet për ndërtimin e urës kanë filluar 10 korrik të vitit të kaluar.

Ish-ministri, Pal Lekaj kishte deklaruar se projekti do të përfundon për 155 ditë pune.

“Kërkoj nga kompania që më përpikëri të implementojë projektin dhe të jetë në kohë. Koha e projektit është 155 ditë pune dhe plus 30 ditë shtesë punë, por do të jemi të vëmendshëm dhe do ta monitorojmë së afërmi pasi që është në hyrje të Prishtinës edhe e do koha edhe qytetarët’, kishte thënë ai.

Kompania kontraktuese është ‘Eskavatori Company Sh.P.K” nga Ferizaj dhe vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 2.504.150,82 euro.

Lidhur me këto punime qytetarët janë ankuar për kaos të madh në trafik.

FOTO: Punimet e Ministrisë së Pal Lekajt shkaktojnë kaos në Prishtinë