Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lumir Abdixhiku uron Vjosa Osmanin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar presidenten e re të vendit, ish-partiaken e tij, Vjosa Osmanin.

Ai është parë duke e uruar pas fjalimit që Osmani mbajti në Kuvend si shefe e re e shtetit.

Në fjalimin e saj, Vjosa Osmani i ka falënduaruar, ish-partinë e saj për kontribut në formimin e institucioneve.

“Dua t’i falënderoj kolegët nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me kryetarin Lumir Abdixhiku me të cilët kam bashkudhëtuar për 21 vite për kontributin e tyre për krijimin e institucioneve të vendit”, tha ajo.

Me 71 vota për në rundin e tretë të votimit, Osmani mori besimin e Kuvendit të Kosovës për të qenë në krye të shtetit për një mandat pesëvjeçar.