
Lumir Abdixhiku në Suharekë, 31.01.2025, Foto: Lumir Abdixhiku/Facebook
Lumir Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare: LDK e treta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një Konferencë për media ka prezantuar rezultatet e mbledhura nga vëzhguesit e LDK-së.
Sipas Abdixhikut, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 39.88%, PDK 21.84%, LDK 18.14%, AAK-NISMA 7.62% dhe Koalicioni për Familjen 1.5%.
“Ky proces shënon një pjekuri politike. Atë që është dashur ta bëjë KQZ me kohë, fatkeqësisht, po e bëjmë ne si LDK. Rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së: LVV 39.88%, PDK 21.84%, LDK 18.14%, AAK-NISMA 7.62% dhe Koalicioni për Familjen 1.5%.” – tha Abdixhiku në Konferencë për media.
Abdixhku tha se pret që t’i marrin dhe 30 mijë deri 35 mijë votave të diasporës.
“LDK pret që rreth 30 deri 35 mijë vota t’i shtohen këtij rezultati dhe në këtë formë t’i kemi rreth 190 mijë vota. Në përqindje do të duhej të ishte diku rreth 20%.” – tha tutje Abdixhiku.
“Është një rezultat që e respektoj. Përgjegjësinë për fushatën e marr unë dhe i jap llogari vetëm LDK-së dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK-në. Dritë do të ketë në Kosovë. Ky është rezultat demokratik. Kemi një rritje të theksuar, ndonëse jo të kënaqshme dhe jo në përmasa të asaj që kemi pritur.” – tha tutje Abdixihiku.
“Jo, nuk e quaj dështim. Jo, nuk do të japë dorëheqje.” – tha mes të tjerash Abidxhiku kur u pyet për rezultatin e LDK-së.
Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se për shkak të dështimit të Sistemit, së bashku me stafin, do të punojnë gjithë natën e 10 shkurtit për të futur të dhënat manualisht në Sistem.
“Stafi i KQZ-së dhe ne anëtarët e KQZ-së do të jemi gjithë natën në objekt dhe do të punohet që të gjitha të dhënat nga Formularët nga vendvotimet të futen manualisht në Sistem.” – tha ai në Konferencë për media.
Radoniqi tha se nuk do të kenë publikim periodik dhe nuk kanë informacion se pse ka ndodhur një dështim i tillë në Sistem.
Shënim: Artikulli është edituar në ora 23:58, duke iu vendosur deklarata e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe deklarata e Kryetarit të KQZ-së.
Fillon publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet në Kosovë