Lumir Abdixhiku: LDK vullnetarisht do të mbajë vetëm 5 ditë fushatë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se subjekti që ai udhëheq do të ushtrojë vetëm pesë ditë fushatë zgjedhore apo fare për zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 17 tetor në vend.

Abdixhiku këto deklarata i bëri pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në lidhje me rekomandimin e IKSHPK-së për shtyerjen e zgjedhjeve.

Ai tha se LDK është kundër shtyerjes së zgjedhjeve pasi që kjo do të krijonte një precedant të ri kushtetues.

“Situata me pandeminë është e rendë. Unë kam bërë propozim për shkurtimin e fushatës zgjedhore. Nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri Kurti përkundër që kam marrë përgjigje nga dy parti tjera. Kemi marrë vendim që LDK do të ushtrojë vullnetarisht fushatë pesë ditore ose fare hic. Sa i përket datës së zgjedhjeve nuk bënë të shtyhen sepse krijon precedant për më tutje. Unë i kam kërkuar cdo kandidati të respektoj masat e vendosura që të mos kontribuojnë në rritjen e rasteve”, tha ai.