Lumir Abdixhiku infektohet me COVID-19

Ish- Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka njoftuar se pas testimeve të kryera ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve “ ka shkruar Abdixhiku.

I njëjti ka thënë se kujdesi i mjekëve dhe institucioneve tjera është i jashtëzakonshëm.

Edhe disa deputetë të LDK-së si Haxhi Avdyli e Arben Gashi kishin njoftuar se kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Prishtina ka shënuar numër rekord të personave të infektuar me COVID-19 duke kaluar mbi 100 raste, kurse raste aktive janë mbi 700 vetëm në Prishtinë.

Mbrëmë numri i rasteve të infektuara me coronavirus në Kosovë ka thyer rekord.

195 persona rezultuan pozitiv me COVID-19 në nivel vendi, dhe 44 të tjerë janë shëruar, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në nivel vendi janë 3703 persona të infektuar me virusin corona, 1946 prej tyre janë shëruar dhe 79 të tjerë kanë vdekur.