Foto: Zyra e Prokurorit të Shtetit

Lumezi takon zyrtarë të Ambasadës amerikane, synohet përmirësimi i komunikimit me mediat dhe publikun

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zyrtarët për komunikim publik të sistemit prokurorial, kanë pritur në takim këshilltaren ligjore të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ekspertët për media të kësaj Ambasade, me të cilët diskutuan çështjet profesionale të komunikimit me mediat dhe publikun.

Siç ka njoftuar zyra për media e Prokurorisë së Shtetit, Lumezi ka vlerësuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ambasadës amerikane në sektorin e komunikimit me publikun.

“Po ashtu, në fokus të këtij takimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Amerikane në çështjet e komunikimit publik dhe diskutimi i sfidave me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në këtë aspekt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Në fund të takimit, pjesëmarrësit identifikuan disa nga sfidat e komunikimit publik të sistemit prokurorial, për të cilat do të ketë angazhim për krijimin e një qasjeje proaktive, e cila do të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të komunikimit të jashtëm të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.