Aleksandër Lumezi - Kryeprokuror i Shtetit - FOTO KALLXO - 10.04.2019

Lumezi nuk e komenton tërheqjen e amerikanëve nga monitorimi në KPK

Ambasada Amerikane ka treguar sot se është tërhequr nga monitorimi dhe mentorimi i procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve të rinj.

Në lidhje me këtë KALLXO.com, ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi i cili tregoi se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Ai nuk e komentoi tërheqjen e Ambasadës Amerikane nga procesi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KPK.

“Nuk kam kurrfarë komenti nëse nuk deklarohemi në KPK dhe marrim një qëndrim të përbashkët si një organ kolegial”, shtoi ai.

Ambasada Amerikane gjatë ditës e ka quajtur procesin e zgjedhjeve në KPK të prishur.

“Për vite, Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe për të zgjedhur Kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur rrënjësisht”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në lidhje me këtë rast u deklarua edhe Kryeministri Avdullah Hoti.

Ai tha se proceset transparente të zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së pa konflikt interesi sigurojnë përzgjedhje me meritë.

Hoti reagon pas tërheqjes së amerikanëve nga monitorimi i zgjedhjeve në KPK