Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lulzim Syla edhe katër vjet në krye të Inspektoratit të Tregut

Qeveria e Kosovës ia ka vazhduar Lulzim Sylës edhe për katër vjet mandatin në postin e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut.

Vendimi që Sylës t’i vazhdohet mandati edhe për 4 vjet si kryeinspektor, është marrë sot gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, e mbajtur në distancë.

“Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për katër (4) vjet për z. Lulzim Syla, në pozitën e kryeinspektorit të Inspektoratit të Tregut”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.