Lulzim Basha - Foto: Facebook

Lulzim Basha uron Kosovën për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka uruar Kosovën, për 12 vjetorin e Pavarësisë, përmes një shkrimi në ‘Facebook’.

Basha ka shkruar se kjo është dita e dytë më e rëndësishme në historinë kombëtare të shqiptarëve.

“Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën,sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit”, ka shkruar Basha.

Basha ka shkruar se është i angazhuar çdo ditë që Kosova të jetë aspiratë e përbashkët drejt integrimit dhe do të jetë ‘misioni ynë i madh’.

“Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjeherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Lulzim Basha.

Sot Kosova sot shënon 12 vjetorin e pavarsisë, ku deri më tani shtetësinë e kanë njohur 116 shtete. Ky përvjetor Kosovën e gjen pa liberalizim të vizave dhe pa një marrëveshje përfundimtare me shtetin e Serbisë.