Lulzim Basha - Foto: Facebook

Lulzim Basha për vrasjet në Gllogjan: Jam i sigurt se autorët e krimit do dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë.

Basha në një postim në Twitter ka shprehur dhimbje dhe trishtim për rastin.

“Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, ka shkruar Basha.

“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, ka shkruar Basha.

 

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)