Lulzim Basha jep dorëheqjen nga PD

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike

Këtë vendim Basha e ka prezantuar para grupit parlamentar dhe kryesisë.

Basha tha se ka marrë vendimin të bëjë hap pas duke u tërhequr nga posti por do të vazhdojë të punojë për ringritjen e PD dhe bashkimin e demokratëve, por në asnjë moment nuk e përmendi Berishën.

“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore,  kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve”, ka thënë Basha./TopChannel