Lulzim Basha - PD Foto: ABC News

Lulzim Basha flet për akuzat e Sali Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë fjalë pak sot pas seancës së Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e legjislaturës së dhjetë.

I pyetur për akuzat e ish-kreut të PD-së, Sali Berishës se ka “pazare të fëlliqura” mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, pas përjashtimit të Berishës nga PD-ja, Basha ka thënë se i “i vetmi armik i PD-së dhe shqiptarëve vijon të mbetet kryeministri Edi Rama”.

Basha nuk ka komentuar nëse ka pasur presion nga SHBA-ja për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, raportojnë mediat vendore.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka thënë se nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, një ditë pasi kreu aktual i PD-së Lulzim Basha e ka përjashtuar nga grupi.

Berisha këto zhvillime i quajti “pazare të fëlliqura” të kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës.

“Do marrë çdo nismë ligjore, statusore brenda Partisë Demokratike për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Vendimi Basha Rama nuk është asgjë tjetër përveç fëlliqësi morale e pazareve prapa shpinës. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së. Do të jetë e afërt dita kur PD të rifitojë”, u shpreh Berisha pak para se të hynte në Kuvend.

Ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas raportit te DASh-it, veprimet e Berishës në korrupsion kanë minuar demokracinë e Shqipërisë dhe ai me familjarët do caktohen si jo të përshtatshëm për hyrje në ShBA, vendim ky edhe i publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.

Lulzim Basha përjashton Sali Berishën prej grupit parlamentar