Luljeta Plakolli Kasumi emërohet U.D. e rektores së UP-së

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës me shumicë votash ka shkarkuar Naser Sahitin nga pozita e rektorit të UP-së.

Këshilli Drejtues menjëherë sot ka emëruar Luljeta Plakolli Kasumi në pozitën e ushtrueses së detyrës së rektores së UP-së.

Këtë e ka bërë të ditur Arbëresha Nela Turjaka, zëvendës kryesuese e Këshillit Drejtues.

Ndërkaq ajo ka thënë se kanë kërkuar që konkursi për rektor të UP-së të shpallet që nga e hëna.

(DOKUMENT) Rangimi i ulët i UP-së dhe mbyllja për stafin e ri, disa nga arsyet për inicimin e shkarkimit të rektorit