Lulelakra mbron shëndetin mendor

Ushqimet që shumë nga ne blejmë çdo ditë, kanë po aq shumë përfitime shëndetësore sa ato që njihen si superushqime. Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira.

Një racion i vetëm siguron 73% të dozës ditore të vitaminës C, përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer, dhe vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

Sipas studimeve, lulelakra ndihmon në rënien në peshë, zhbllokon arteriet, ul rrezikun e zhvillimit të kancerit, Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit dhe mbron shëndetin mendor.

Vitamini B ka efekt të jashtëzakonshëm në funksionimin e trurit. Nëse kosnumoni lulelakër vazhdimisht, do të keni kujtesë shumë më të mirë./21Media