Dr. Lul Raka

Lul Raka thotë se maskat duhet të jenë obligative dhe të blihen nga shteti

Mikrobiologu, Lul Raka,  ka reaguar pas paralajmërimit të qeverisë se po e konsiderojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Raka ka thënë ky veprim do e rëndonte  edhe më shumë ekonominë në vend dhe do të kishte edhe efekte tjera negative.

Ai tutje potencoi se zgjidhje e mundshme është bartja obligative e maskave.

“MASKAT duhet të jenë OBLIGATIVE! Të blihen maska shumëpërdorimëshe nga shteti dhe të shpërndahen në popull!Kjo qasje mund ta ulë lakorenMund të zbatohet për një kohë më të gjatë Njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen edhe ruan ekonominë dhe shëndetin mendor”, ka shkruar ai.

Ai megjithatë ka thënë se një argument pro gjendjes së jashtëzakonshme është ulja e numrit të rasteve dhe ulja e vdekshmërisë.

Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po e konsiderojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe se për këtë ka marrë pëlqimin e komunave.

Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme