Lukaj: Paratë e Kosovës s'janë duke u shfrytëzuar mirë në Amerikë

Në emisionin “Jeta në Kosovë” pas intervistës më ministrin e Financave, Besnik Bislimi, u zhvillua debat me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Richard Lukaj, filantrop dhe bankier në Nju Jork, tha se taksat e Kosovës nuk janë duke u shfrytëzuar shumë mirë për lobistët në Amerikë.

“Unë mendoj se tatimapguesit e Kosovës janë duke shfrytëzuar shumë për çdo muaj, por nuk e  besoj që ky investim po bëhet në mënyrë të koordinuar mes prioriteteve që i kemi të përbashkëta. Unë i njoh disa figura që e përfaqësojnë Kosovën, marrin me mijëra dollarë në muaj dhe në fund nuk besoj që ka një koordinim ose një arritje prej atyre investimeve”, tha Lukaj në emisionin “Jeta në Kosovë”.

 

“Ata punojnë për qëllimet që ata janë marrë me kontratë, nuk e dimë se me çfarë teme, është jashtë normave që s’dalin në publik, por unë nuk e shoh një koordinim të resurseve të Kosovës që merren me këto tema”, tha Lukaj.

Sipas tij, lobistët nga Serbia janë koordinuar më mirë dhe janë duke lobuar në administratën Trump për tema të reja.

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” u transmetua intervista me ministrin e Financave, Besnik Bislimi si dhe debati me shqiptarët e Amerikës, të cilët janë bashkuar dhe mobilizuar në dhjetëra organizata dhe i kanë shkruar letër presidentit Trump, Kongresit e Senatit amerikan, për të ndaluar një marrëveshje potencialisht të dëmshme e të ngutshme mes Kosovës dhe Serbisë.