Luhatje në LDK, Vjosa Osmani thotë se takimet me VV do të vazhdojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëveshja përfundimtare për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje do të ndodhë pasi të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ.

Ai tha se deri atëherë, takimet me VV-në do të vazhdojnë për harmonizimin e programeve qeverisëse.

“Në kryesi nuk ka vendim qe te ngrihet asgjë. Ulja në tavolinë për marrëveshjen përfundimtare do të ndodhë veç pas certifikimit të marrëveshjes. Atë parti që KQZ e qet të parën e ka të drejtën për formimin e Qeverisë”, deklaroi Isa Mustafa.

Sot LDK ka mbajtur një takim të kryesisë, ndërsa menjëherë pas saj për media ka folur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa. Ai para gazetarëve ta se nuk do të ketë takime ndërmjet LDK-së dhe LVV-së deri të numërohen të gjitha votat.

Por, me këto konstatime të Mustafës nuk është pajtuar as kryetari i LDK-së as nënkryetarja dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti.

“Ajo çfarë ka thënë Besiani është se s’do të kemi takime mes liderëve, por ekspertët do të takohen”, tha Isa Mustafa.

“Besoj ka qenë keqkuptim. Për momentin kemi diskutim në nivel të ekspertëve. Diskutime programore. Takimet në nivelet politike do të jenë pas certifikimit të rezultateve, por në nivel ekspertesh do te ketë diskutime”, tha në anën tjetër Vjosa Osmani.

Nis takimi Kurti – Mustafa

www.kallxo.com